All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kryeministri kanadez Justin Trudeau mban fjalimin e lamtumirës

Nga A2 CNN
9 Mars 2025, 23:31 | Bota
All - Paragraf - 1

Kryeministri kanadez Justin Trudeau mban fjalimin e lamtumirës

Kryeministri kanadez Justin Trudeau mbajti të dielën një fjalim lamtumire mes lotësh gjatë një konference të Partisë Liberale.

All - Paragraf - 3

Trudeau qëndroi në krye të ekzekutivit në Kanadasë për thuajse një dekadë pas marrjes së detyrës më 4 nëntor të 2015.

Trudeau hoqi dorë nga posti i tij më 6 janar, pas muajsh problemesh të brendshme që bënë që popullariteti i tij të binte ndjeshëm.

Kushtet ekonomike në rënie dhe mënyra sesi po qeverisej së fundmi vendi, bën që sondazhet të mos rezultonin pozitive për Trudeau, i cili pati një diferencë të konsiderueshme dyshifrore ndaj rivalit të tij kryesor Pierre Poilievre të Partisë Konservatore.

All - Paragraf - 6

Trudeau ishte gjithashtu nën presion në rritje nga partia e tij, e cila humbi besimin tek ai. Trudeau megjithatë vendosi të qëndrojë në pushtet derisa të emërohej pasardhësi i tij.

Por e gjithë kjo u harrua në konferencën e së dielës, ndërsa Trudeau foli me një turmë që e brohoriste dhe duartrokiste për të, duke e falënderuar për qëndrimin e tij nëntëvjeçar.

Kryeministri në largim shprehu mirënjohjen për partinë e tij dhe popullin kanadez, duke thënë se ishte “shumë krenar” për kohën që kaloi në detyrë, e cila tha se ishte e mbushur me suksese dhe arritje të mëdha.

All - Paragraf - 9

Partia Liberale do të bëjë të ditur emrin e pasuesit të tij të dielën, i cili do të drejtojë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme këtë vit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos