Kryeministri norvegjez: Aeroplani i Zelenskyt për pak sa nuk u godit nga një dron

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 07:35 | Bota

Kryeministri norvegjez: Aeroplani i Zelenskyt për pak sa nuk u godit nga

Aeroplani me të cilin po udhëtonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për në Oslo, ku mori pjesë në ceremoninë e varrimit të mbretit të Norvegjisë, “për pak sa nuk u godit” nga një dron gjatë nisjes nga Moldavia të martën.

Kështu u shpreh kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, për transmetuesin publik NRK.

“Aeroplani i tij për pak sa nuk u godit nga një dron teksa po nisej nga Moldavia. Ky është realiteti me të cilin përballet ai”, tha Store.

Store nuk dha detaje të tjera për këtë incident, shkruan A2.

Të mërkurën, Zelensky mori pjesë në ceremoninë mortore të mbretit Harald V të Norvegjisë, duke marshuar pas arkivolit të tij së bashku me krerë të tjerë shtetesh në qendër të Oslos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos