Liverpool përmbys Attleticon, Arsenalit i mjafton një gol ndaj Napolit

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 07:05 | Futboll

Liverpool përmbys Attleticon, Arsenalit i mjafton një gol ndaj Napolit

U luajtën mbrëmjen e së mërkurës sfidat e radhës të vlefshme për Champions League.

Spikasin fitoret me përmbysje të Liverpool dhe Sportingut të Lisbonës ndaj Atletico Madrid dhe Galatasaray, ndërkohë që kampionët e PSG-së regjistruan një fitore tenistike me shifrat 6-1 ndaj Slovan Bratislavës, shkruan A2.

Ndërkohë, Arsenal e ka nisur përsëri me fitore këtë edicion të Champions League, teksa ka mundur Napolin 1-0 në transfertë.

Finalistët e edicionit të kaluar dominuan ndeshjen, duke krijuar më shumë lojë e raste përballë skuadrës së Allegrit. Megjithatë, goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 75, pas një goditjeje perfekte të Odegaard.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos