“Doni të bëni spastrim etnik”, Merz akuza të forta në Bundestag kundër AFD-së

Nga Erjon Dervishi
9 Shtator 2026, 19:29 | Bota

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, akuzoi AfD-në se dëshiron një "spastrim etnik" të Gjermanisë. Merz po i drejtohej parlamentit gjerman pas humbjes së rëndë që pësoi partia e tij përballë AfD-së, e cila shënoi një fitore të fuqishme në zgjedhjet e zhvilluara në shtetin lindor të Saksonisë-Anhalt, me një platformë që synonte frenimin e migracionit dhe rivendosjen e lidhjeve me Moskën.

"Zonja dhe zotërinj, ka gjithashtu miliona njerëz me prejardhje emigrante që punojnë në sektorin e prodhimit. Dhe nëse ajo që po mbroni këtu – përkatësisht 'riemigrimin' – do të bëhej realitet, kjo nuk do të ishte asgjë tjetër veçse spastrim etnik i bazuar te ngjyra e lëkurës dhe prejardhja, asgjë tjetër. Zonja dhe zotërinj, fjala 'rimigrim' nuk është asgjë tjetër veçse një sinonim për spastrimin etnik të bazuar te prejardhja dhe ngjyra e lëkurës", tha Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz.

Miliona njerëz me sfond migrimi punojnë në zanate të kualifikuara prej vitesh në Gjermanië dhe ky fakt për Merz është i papranueshëm. 

“Një në gjashtë zejtarë të kualifikuar mban një pasaportë të huaj”, theksoi Merz. Nëse gjërat do të vazhdonin sipas qëllimit të AfD-së, “zejtarët e kualifikuar në Gjermani nuk do të ishin më në gjendje të operonin, asnjë azil pleqsh nuk do të ishte në gjendje të operonte, asnjë spital nuk do të ishte në gjendje të operonte, asnjë restorant nuk do të ishte në gjendje të funksiononte në Gjermani”, “Ky do të ishte rezultat i politikës suaj të riemigrimit”, u shpreh ai.

AfD hodhi poshtë në veçanti akuzat e Kancelarit për "spastrim etnik". "Ne do të kryenim reimigrim, në mënyrë të paligjshme. Është e gjitha marrëzi e sajuar", tha Bernd Baumann, drejtori menaxhues i grupit parlamentar të AfD-së, në një video në platformën online X.

Pas zgjedhjeve shtetërore në Saksoni-Anhalt, Kancelari akuzoi AfD-në për mashtrim të votuesve. Ai pranoi se AfD kishte arritur një rezultat të jashtëzakonshëm zgjedhor në çdo aspekt. Megjithatë, ai deklaroi se nuk kishte arritur qëllimin e saj kryesor për të siguruar shumicën absolute të vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos