Mundësia për zhvillimin e një takimi trepalësh, mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, atij amerikan, Donald Trump, dhe presidentit kinez Ji Jinping është reale.
Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas tij, gjatë bisedës telefonike të zhvilluar të martën, më 8 shtator, Vladimir Putin dhe Donald Trump diskutuan pikërisht mundësinë e zhvillimit të një takimi trepalësh me presidentin kinez.
Takimi mund të zhvillohet në kuadër të samitit të APEC-ut, i cili është planifikuar të mbahet më 18 dhe 19 nëntor në Kinë. Më herët, këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, kishte deklaruar se Vladimir Putin dhe Xi Jinping kishin diskutuar për këtë mundësi gjatë takimit të tyre të fundit, më 31 gusht, në Bishkek.
Ndërkohë teksa komentoi telefonatën mes Putin dhe Trump, Ushakov pati një kërkesë të qartë për Uashingonin , të ndalë mbështetjen për Ukrainën. (A2 Televizion)