Kryepeshkopi kenian Anthony Muheria është shprehur se me vdekjen e Papa Franceskut, bota ka humbur ‘kampionin’ e migrantëve.
"Nuk ka dyshim se bota ka humbur një kampion në mëshirë, një kampion në atë që kujdeset," thotë Kryepeshkopi Kenyan Anthony Muheria pas funeralit të Papa Françeskut, shkruajnë mediat e huaja.
Për Papa Françeskun, çështja e dinjitetit për migrantët ishte jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë gjithë papatit të tij, shkruan A2 CNN.
"Në Kenia, ne kemi parë se çfarë ka ndodhur në Sudanin e Jugut," vazhdon ai, duke iu referuar luftës civile që kaploi Sudanin e Jugut për shumë vite.
"Ne përpiqemi t'i mirëpresim ata," vijon ai më tej, duke iu referuar migrantëve që hyjnë në Kenia nga vendet fqinje, teksa shton "por ndoshta nuk i trajtojmë ata me njerëzillëk sa duhet".
“Nuk ka të bëjë vetëm me mirëseardhjen e tyre, por edhe me kthimin e dinjitetit”, përfundon ai. (A2 Televizion)