Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 20:55 | Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë gjatë një eventi në Universitetin e Utah Valley në Orem, Utah.

Ngjarja ndodhi gjatë një seance pyetje-përgjigje me studentët, ku dëshmitarët raportuan se Kirk u qëllua afër qafës. Shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur.

Ish-kongresmeni amerikan, Jason Chaffetz, i cili ishte prezent me të bijën, tha për Fox News se plumbi “erdhi drejtpërdrejt ndaj Kirk” dhe përshkroi ngjarjen si “tronditëse”.

Universiteti ka mbyllur kampusin për pjesën tjetër të ditës, ndërsa zyrtarët nuk kanë dhënë informacion të detajuar për gjendjen e Kirk. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi menjëherë duke shkruar se “duhet të lutemi për Charlie Kirk, një njeri i shkëlqyer. ZOTI E BEKOFTË!”.

FBI deklaroi se po monitoron ngjarjen nga afër dhe do të mbështesë hetimet, duke shtuar se “agjentët do të jenë në vendngjarje menjëherë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos