“Ne kemi 75 ulëse në Parlament”, Këlliçi tregon në Off the Record vendimet e kryesisë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 20:29 | Bota

“Ne kemi 75 ulëse në Parlament”, Këlliçi

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë në emisionin “Off the Record” disa nga detaje nga mbledhja e kryesisë së kësaj force, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Këlliçi deklaroi se opozita do të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore për disa çështje, mes të cilave për dosjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit, të cilat sipas tij prodhuan 25 mandate më pak për PD, pasi u vodhën nga makineria elektorale e pushtetit.

“PD si forca më e madhe në opozitë e ka detyrë dhe mision betejën në çdo front me mazhorancën. Në dhjetor të 2021 në Kuvendin e Rithemelimit, një nga vendimmarrjet ishte miratimi i një rezolute që u dënua djegia e mandateve. Duke qenë se pasojat e djegies së mandateve ishin katastrofale, PD është e pamundur të përsërisë të njëjtin gabim.

Ne pretendojmë se na janë vjedhur 25 mandate. Ne pretendojmë se kemi 75 ulëse në atë parlament. Por nuk mund t’i lemë ato 50 vende bosh që na kanë votuar qytetarët. Beteja jonë është në mbrojtje të verdiktit të sovranit. Kemi forcën për të bërë avokatinë më të mirë në parlament, sallë, sheshe, mediat...”, tha Këlliçi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos