“Kundërpeshë ndaj Perëndimit”. Kina dhe Rusia bashkë: Duhet t’u rezistojmë ndërhyrjeve nga jashtë

Nga Rosalba Bejdo
4 Korrik 2024, 15:19 | Bota

Presidenti kinez Xi Jingping, u bëri thirrje liderëve rajonalë të enjten, t’i rezistojnë ndërhyrjeve të jashtme, në një mbledhje të bllokut të sigurisë euroaziatik, që konsiderohet nga Pekini dhe Moska si kundërbalancë ndaj fuqisë perëndimore.

Në fjalën e tij gjatë samitit vjetor të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit në Kazakistan, Xi u bëri thirrje shteteve anëtare të konsolidojnë unitetin përballë “sfidës reale të ndërhyrjes dhe ndasive”. “Duhet të punojmë së bashku për ti rezistuar ndërhyrjes së jashtme dhe për të mbërthyer me vendosmëri të ardhmen dhe fatin tonë, e po ashtu paqen dhe zhvillimin rajonal”, tha ai.

I themeluar në 2001 nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani, blloku është zgjeruar në10 pjesëtarë gjatë viteve të fundit, teksa Moska dhe Pekini përpiqen të shndërrojnë nga një klub rajonal sigurie me fokus në Azinë qendrore në një kundërpeshë ndaj institucioneve perëndimore të udhëhequr nga SHBA dhe aleatët. të fundit që ju bashkuan bllokut janë Irani dhe Bjellorusia.

Në prag të samitit Jingping dhe Putin, zhvilluan një takim ku konfirmuan lidhjet gjithnjë e më të forta mes tyre. Sipas Putinit marrëdhniet ishin në periudhën më të mirë në histori “Bashkëpunimi ruso-kinez në çështjet globale shërben si faktor stabilizues në skenën ndërkombëtare teksa ne vijojmë ta intensifikojmë edhe më shumë”, tha Putin.

Në përballjen e dytë kokë më kokë në vetëm dy muaj, dy liderët theksuan nevojën për më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë, politik dhe ekonomik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos