“Kush të shtyn, të do!” Arsyetimi i Maduros pas “grindjes” gjatë tubimit në Venezuelë

Nga Xhevahir Qardaku
14 Nëntor 2025, 15:06 | Bota

“Kush të shtyn, të do!” Arsyetimi i Maduros pas

“Kush të shtyn dhe të jep një bërryl, të do!”. Është ky arsyetimi që ka dhënë Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, për disa momente të çuditshme që përjetoi gjatë një tubimi në kryeqytet me të rinjtë.

Udhëheqësi i kishte mbledhur ata në Karakas, përpara një konsultimi kombëtar dhe për të dënuar politikat e SHBA-së ndaj emigrantëve dhe kërcënimet ushtarake, shkruan A2 CNN.

Ai gjithashtu betoi anëtarët e rinj të krahut rinor të partisë në pushtet, duke theksuar unitetin dhe rezistencën kundër asaj që e quajti agresion imperialist. Maduro i përshkroi shtytjet dhe goditjet me bërryl që përjetoi si akte “dashurie” pasi u pa duke u shtyrë nga mbështetës entuziastë në një marshim të zhurmshëm të të rinjve në Karakas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos