Ky është qyteti i radhës që bën transportin publik falas për të gjithë banorët

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 12:38 | Bota

Ky është qyteti i radhës që bën transportin publik

Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore u bë metropoli më i fundit evropian që lejon të gjithë banorët e tij të udhëtojnë falas në transportin publik, njoftojnë mediat e huaja.

Nga mbrëmja e së enjtes, banorët e Montpellier-it me një leje të posaçme mund të udhëtojnë me tramvaje dhe autobusë pa pagesë në qytetin jugor. Vizitorët dhe turistët, megjithatë do të duhet të paguajnë 1,60 euro për një udhëtim.

Michael Delafosse, kryetari socialist i bashkisë së qytetit me 500.000 banorë, premtoi transport publik falas kur u zgjodh në vitin 2020. Ai e nisi duke futur udhëtime falas në fundjavë atë vit, më pas vitin e ardhshëm i zgjeroi ato për të gjithë ata më të rinj se 18 ose më të vjetër se 65 vjeç gjatë gjithë javës. Ky hap i inkurajon njerëzit që të mos udhëtojnë me automjetet e tyre.

“Ne kemi krijuar një shoqatë për të ndihmuar kryebashkiakët e tjerë evropianë të bëjnë të njëjtën zgjedhje”, tha Delafosse.

Kujtojmë se, i gjithë Luksemburgu, duke përfshirë kryeqytetin e tij me të njëjtin emër, hoqi tarifat në vitin 2020, pasi kryeqyteti i Estonisë Talini prezantoi një politikë të tillë në 2013. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos