Banorët e Grindavik-ut, që u evakuuan më 11 nëntor pas një sërë tërmetesh që paralajmëronin shpërthim vullkanik, kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Atyre u lejohet të bëjnë vizita gjatë ditës teksa aktiviteti i vullkanit ulet, duke u shuar kështu shpresat se mund t’i kalojnë Krishtlindjet në shtëpi.
Shpërthimi, që nisi të hënën pasdite, hapi një çarjë në tokë rreth 4 km të gjatë. “Shatërvanë” me lava që ngrihej përpjetë mund të shiheshin vetëm 3 km nga Grindavik-u.
Por, nga e enjtja vullkani nisi të “qetësohej”.
“Gjasat për formimin e një shpërthimi të ri pa paralajmërim pranë Grindavik-ut janë ulur”, njoftoi Zyra Meteorologjike Islandeze të mërkurën vonë.
Megjithatë, autoritetet po qëndrojnë në alert për çdo rast. Ndërsa, 4000 banorët e Grindavik-ut u lejuan që të kenë akses në një port të vogël peshkimi nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 16:00.
Rrugët e qytetit ishin ende kryesisht bosh të enjten në mëngjes. Dekorimet e Krishtlindjeve ishin të vetmet drita që vinin nga shtëpitë e braktisura. (A2 Televizion)