“Ky nuk është një konflikt i shkaktuar nga Libani, duhet të ketë një armëpushim”, deklaron Ministri britanik për Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 15:12 | Bota

“Ky nuk është një konflikt i shkaktuar nga Libani, duhet

Ministri britanik për Lindjen e Mesme, Hamish Falconer, ka bërë thirrje për një armëpushim në Liban dhe ka mirëpritur bisedimet e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit.

“Ky nuk është një konflikt i shkaktuar nga Libani. Duhet të ketë një armëpushim. Ne mirëpresim bisedimet që kanë nisur,” tha Falconer.

“Sulmet në Liban kanë pasur një ndikim të tmerrshëm te civilët,” shtoi ai.

“Hezbollahu duhet të ndalojë së qëlluari” dhe duhet të çarmatoset, tha ai, duke shtuar: “Duhet të jetë qeveria libaneze ajo që ka monopolin e përdorimit të forcës në Liban.”

Falconer nuk përmendi sulmet izraelite, të cilat kanë vrarë më shumë se 2,100 persona dhe kanë zhvendosur mbi një milion njerëz në Liban që nga përshkallëzimi i armiqësive muajin e kaluar.

Të martën, Izraeli dhe Libani ranë dakord të nisin negociata të drejtpërdrejta pas një takimi mes ambasadorëve izraelitë dhe libanezë në SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos