Lavrov: Asnjëherë nuk i kemi refuzuar negociatat me Kievin

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 09:44 | Bota

Lavrov: Asnjëherë nuk i kemi refuzuar negociatat me Kievin

Rusia nuk ka hequr dorë kurrë nga negociatat me Ukrainën.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Ria Novosti”.

Moska beson se vendimi për rifillimin e bisedimeve nuk do të merret nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Megjithatë,

Lavrov theksoi se për të filluar një dialog është e nevojshme të anulohet dekreti i kreut të shtetit ukrainas që ndalon marrëdhëniet me Rusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos