Lavrov paralajmëron Perëndimin për një luftë të nxehtë, Ukraina e akuzon për kriminel lufte

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 13:08 | Bota

Lavrov paralajmëron Perëndimin për një luftë të

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken akuzoi të enjten homologun e tij rus Sergei Lavrov për përhapjen e një "cunami të keqinformimit" dhe fajësoi Moskën për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.

"Kolegi ynë rus është shumë i aftë në mbytjen e dëgjuesve në një cunami të dezinformatave", tha Blinken në një takim të OSBE-së në Maltë ku mori pjesë Lavrov.

Edhe ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiga akuzoi nga samiti i Maltës Lavrovin si një "kriminel lufte".

"Ukraina vazhdon të luftojë për të drejtën e saj për të ekzistuar. Dhe krimineli rus i luftës në këtë tryezë duhet të dijë: Ukraina do ta fitojë këtë të drejtë dhe drejtësia do të mbizotërojë," tha Sybiga.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov fajësoi Perëndimin për shkaktimin e një Lufte të re të Ftohtë dhe paralajmëroi se ajo rrezikonte të shndërrohej në një konflikt Lindje-Perëndim, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

“Bota është dëshmitare e një rikthimi të "Luftës së Ftohtë, por tani me një rrezik shumë më të lartë që ajo të kalojë në një fazë të nxehtë", tha Lavrov.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos