
Organizata e Kombeve të Bashkuara ndodhet në një “garë të shpejtë drejt falimentimit”.
Kështu paralajmëron Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në një letër drejtuar vendeve anëtare, shkruan A2 CNN.
Kriza e likuiditetit, thotë ai, është pasojë e vonesave dhe mosshlyerjes së kontributeve nga disa shtete, mes tyre Shtetet e Bashkuara dhe Kina.
Ndërkohë, Bashkimi Europian mbetet i vetmi kontribues i madh që paguan rregullisht, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar “anijen e botës”.
Guterres paralajmëron se, pa pagesat e nevojshme, OKB-ja mund të detyrohet të shkurtojë deri në 20% të buxhetit në vitet e ardhshme, duke rrezikuar funksionimin normal të programeve dhe misioneve.
Ai kërkon që shtetet të shlyejnë menjëherë detyrimet për të shmangur “rrethin vicioz” që e çon organizatën drejt kolapsit financiar. (A2 Televizion)
