Lëvizja e fermerëve shtrihet deri në Indi, bllokohen rrugët e Delhi-t

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 11:42 | Bota

Lëvizja e fermerëve shtrihet deri në Indi, bllokohen rrugët

Policia në Indinë veriore ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë me mijëra fermerë, të cilët po marshojnë në Delhi. Kërkesa e tyre është që të vendoset një dysheme për çmimin e të korrave.

Kryeqyteti është i rrethuar nga tela brisku, blloqe çimentoje dhe gardhe nga tri anët për të mbajtur protestat larg. 

Qeveria i druhet përsëritjes së 2020, kur me dhjetëra persona humbën jetën në protestat që zgjatën për një vit dhe përfunduan vetëm kur ministrat ranë dakord që të shfuqizonin, disa ligje kontroverse për agrikulturën.  

Por, vetëm disa vite më pas, fermerët thonë tani se kanë kërkesa të tjera të cilat duhet t’u plotësohen.

Fermerët e Indisë formojnë një bllok votues me ndikim dhe analistët thonë se qeveria e kryeministrit Narendra Modi do të jetë e prirur që të mos krijojë kushte për t’i pasur kundër. Partia e tij Bharatiya Janata (BJP) po kërkon një mandat të tretë në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos