Libani: Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 20:35 | Bota

Libani: Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka publikuar një bilanc të përditësuar të viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës, të cilat konsiderohen ndër më të ashprat e viteve të fundit, duke bërë të ditur se numri i të vdekurve ka arritur në 357.

“Kjo shifër mbetet jo përfundimtare për shkak të operacioneve në vijim për largimin e rrënojave dhe pranisë së një numri shumë të madh trupash, të cilat kërkojnë kohë për përfundimin e testeve të ADN-së dhe konfirmimin e identitetit të viktimave,” raportoi National News Agency, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Këto viktima e çojnë në 1,953 numrin total të personave të vrarë që nga intensifikimi i sulmeve izraelite në Liban më 2 mars, ndërsa 6,303 persona të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të ministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos