Liqeni kthehet në pellg! Jugu i Italisë pushtohet nga thatësira, blegtori: Do t’i therim të gjitha kafshët

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 14:30 | Bota

Liqeni kthehet në pellg! Jugu i Italisë pushtohet nga thatësira,

Ndërsa stuhitë dhe përmbytjet kanë goditur shpesh gjatë kohëve të fundit veriun e Italisë, thatësira ka pushtuar jugun e shtetit përtej Adriatikut.

Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë një liqeni në Caltanisseta, Sicili, i cili është kthyer në një pellg, ndërsa më parë shërbente si një nga burimet më të rëndësishme ujore për zonën.

“Jemi në emergjencë totale. Nuk e mbajmë mend kurrë një thatësirë të tillë. Ne kërkojmë ushqim dhe ujë për të shmangur therjen e kafshëve, të cilat po na ngordhin.

Ai pellg që ka mbetur nga liqeni po mban gjallë jo vetëm kafshët tona, por edhe faunën e egër të zonës. Situata është e tmerrshme. Nuk ka asnjë burim uji tjetër për kilometra me radhë”, ka thënë Luca Cammarata, blegtor, sipërmarrës në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos