Londinezët bëjnë “shpikjen” e radhës, lidhin makinat që mos ua vjedhin

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 12:00 | Bota

Londinezët bëjnë “shpikjen” e radhës, lidhin

Vjedhjet e shpeshta dhe të shtuara në vitet e fundit të makinave kanë detyruar pronarët e tyre të marrin masa ekstreme në Londër.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, makinat Land Rover janë më të vjedhurat në vitet e fundit në kryeqytetin britanik dhe për këtë arsye, banorët janë duke menduar si të mbrojnë pronën.

Së fundmi në rrugët e qytetit, janë shfaqur makina të parkuara shumë pranë pemëve apo shtyllave të ndriçimit të cilat janë lidhur me zinxhirë e dryn, njësoj si biçikletat.

Në fillim të këtij viti, në Britani të Madhe, Land Roveri është cilësuar si vetura më e vjedhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos