Luanët e detit sulmojnë plazhistët në Kaliforni

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 07:54 | Bota

Luanët e detit sulmojnë plazhistët në Kaliforni

Luanët e detit të sëmurë, të cilët janë prekur nga toksina e acidit domoik, kanë sulmuar plazhistët në Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar shqetësime të mëdha. Rasti më i fundit ishte sulmi ndaj sërfistit Rj LaMendola, i cili u godit dhe u tërhoq zvarrë nga një luan deti gjatë teksa ishte në ujë.

“Dukej i pushtuar, ishte e egër, pothuajse demonike”, shkroi LaMendola në një postim në Facebook.

BBC raporton se kjo ndodhi ndërkohë që kafsha vuante nga toksikoza e acidit domoik, simptoma neurologjike e shkaktuar nga një lulëzimi i dëmshëm algash.

Po ashtu, një tjetër incident ndodhi me 15-vjeçaren Phoebe Beltran, e cila u kafshua nga një luan deti gjatë një testi noti.

“Isha shumë e frikësuar, aq e tronditur, por ende ndjeja dhimbjen e pamasë në krahët e mi, pushim”, tha adoleshentja për mediat lokale amerikane.

Këto kafshë, të ndikuara nga toksina acidit domoik që grumbullohet te peshqit dhe konsumohen në sasi të mëdha nga luanët e detit, mund të shfaqin sjellje agresive dhe të paparashikueshme. Ekspertët thonë se kjo është një pasojë e toksinës që shkakton agresivitet dhe çorientim.

Numri i kafshëve të sëmura është rritur ndjeshëm këtë vit, duke mbingarkuar Qendrën e Kujdesit për Gjitarët Detarë, e cila ka trajtuar më shumë se 190 luanë deti që nga shkurti.

Për sigurinë e plazhistëve, autoritetet kërkojnë që të qëndrojnë larg kafshëve të sëmura dhe të mos ndërhyjnë, pasi ato mund të jenë të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos