Ndizet gara elektorale për presidenciale amerikane të këtij viti. Donald Trump e gjen veten në avantazh ndaj Joe Biden në të paktën 5 shtete nga 6 që janë të papërcaktuara. Kjo rezulton nga një sondazh i New York Times, që tregon gjithashtu një rënie të mbështetjes për presidentin aktual mes të rinjve dhe votuesve jo të bardhë.
Pakënaqësitë e tyre lidhen kryesisht me luftën në Gaza, ndërsa gjyqet e Trump duket se nuk po ndikojnë shumë. Biden është në avantazh në Miçigan dhe mbetet pas me një diferencë të vogël në Uiskinsonin dhe Pensilvani, përkatësisht me 2 dhe 3 përqind.
Pavarësisht kësaj rënie në sondazhe, Bidenit i mjafton që të marrë Pensilvaninë, Miçigan dhe Uiskonsin që të rizgjidhet si president, por me kushtin kryesor që të fitojë të gjitha shtetet që pati në zgjedhjet e 2020-ës. (A2 Televizion)