Që prej fillimit të luftës, Abu Mohammad ishte vendosur me familjen e tij prej 12 anëtarësh në Rafah, por me sulmet e fundit iu desh të lëvizte përsëri, duke u shpërngulur në qytetin e tendave në Gazën qendrore.
Abu Mohmed tregon se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ngrinte çadrën ku do të banonte pranë një grumbulli mbeturinash, megjithëse familja e tij ankohet vazhdimisht për erën e padurueshme të plehrave.
“Ne erdhëm nga Rafah dhe nuk gjetëm vend ku të qëndrojmë. Nuk ka vend të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit, nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur njerëzit e zhvendosur... Ata duan të na vrasin, është më mirë për ne kështu, një vdekje e ngadaltë”, shprehet Abu Mohamed.
Megjithëse e di që është një vend i papërshtatshëm për ta, kostot për një zhvendosje tjetër janë shumë të larta. Rreth 200 dollarë kërkon transporti dhe 80 të tjera për një tendë ku do të jetojnë.
Më shumë banorë pritet të mbërrijnë në kampin e tendave në Gazan qendrore dhe në zonën e Al-Mawasi, pas urdhrit të evakuimit, i cili është një tregues i mëtejshëm se ushtria izraelite po vazhdon përpara me planet e saj për një sulm tokësor në Rafah.
Pavarësisht presionit dhe alarmit të rëndë të SHBA-së të shprehur nga banorët dhe grupet humanitare, Izraeli ka thënë se do të vazhdojë me një plan në Rafah, ku më shumë se 1 milion njerëz të zhvendosur kanë kërkuar strehim gjatë luftës 7-mujore. Ushtria izraelite tha se deri më tani, rreth 300.000 persona nga Gaza kanë lëvizur drejt Al-Mawasi.
Izraeli thotë se nuk mund ta fitojë luftën pa çrrënjosur mijëra luftëtarë të lëvizjes islamike Hamas, të cilët ajo beson se janë të dislokuar në Rafah. Përpara evakuimit të Rafahut, rreth 1,7 milionë njerëz, më shumë se 75% e popullsisë së Gazës, konsideroheshin të zhvendosur, shumë prej tyre u detyruan të lëviznin vazhdimisht nëpër enklavë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë. (A2 Televizion)