Lufta në Ukrainë, diplomati rus: SHBA po luan me zjarrin, situata mund të dalë nga kontrolli

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 16:26 | Bota

Lufta në Ukrainë, diplomati rus: SHBA po luan me zjarrin, situata mund

Një diplomat i lartë rus ka deklaruar të priten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej kohësh tashmë, janë future në një gjendje lufte indirekte me Moskën.

Sipas tij, SHBA po luan me zjarrin sa i përket çështjes së Ukrainës, duke u sjellë në një mënyrë të tillë, “sa që situata mund të dalë jashtë kontrollit.”

Komentet, e bëra nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, reflektojnë shqetësimet e rusëve mbi mundësinë e përshkallëzimit të sjelljes së Perëndimit sa i përket situatës në Ukrainë, teksa trupat ruse avancojnë në disa fronte.

“Ne paralajmërojmë që ata po luajnë me zjarrin. Ata prej kohësh kanë qenë në një gjendje indirekte lufte me Federatën Ruse,” tha Ryabkov për TASS, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

“Ata nuk e di pse, por vijojnë të mos e kuptojnë se duke dashur që të kënaqin idetë e tyre gjeopolitike, po i afrohen një faze në të cilën do të jetë shumë e vështirë të kontrollojnë atë që po ndodh dhe të ndalojnë një krizë dramatike.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos