Ne kemi raportuar për komentet e Sergei Lavrov teksa ai foli me media këtë mëngjes, shkruan A2 CNN.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur ditën e sotme në një deklaratë për mediat, lidhur me zhvillimet e luftës në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, pasi i tha shtypit se një armëpushim me Ukrainën do të çonte në "askkund", ai tha se SHBA duhet të bëjë lëvizjen e parë nëse përpjekja është serioze për përmirësimin e marrëdhënieve.
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, ka folur për aftësinë e tij për të arritur një marrëveshje dhe vazhdimisht ka pohuar se mund t'i japë fund shpejt luftës në Ukrainë, megjithëse nuk ka thënë se si.
Edhe ministri i Jashtëm i Rusisë është shfaqur duke sugjeruar se Moska të paktën do të ishte e gatshme të dëgjonte.
“Nëse sinjalet që vijnë nga ekipi i ri në Uashington për të rivendosur dialogun që Uashingtoni e ndërpreu pas fillimit të një operacioni special ushtarak [lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë], janë serioze, sigurisht, ne do t'u përgjigjemi atyre”, tha zoti Lavrov.
"Por amerikanët e ndërprenë dialogun, kështu që ata duhet të bëjnë hapin e parë", tha ai më tej, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)