Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku një makinisti është hedhur nga treni. Kjo ngjarje ka sjellë probleme të mëdha në linjat e Shpejtësisë së Lartë, duke prekur mijëra udhëtarë me vonesa deri në 5 orë.
Incidenti ka ndodhur në Crisenoy, në departamentin e Senës dhe Marnës, në veri të Francës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sipas kompanisë hekurudhore SNCF, makinisti i trenit ka humbur jetën menjëherë sapo është hedhur. Pasi ai ka lënë kabinën e drejtuese, janë aktivizuar menjëherë pajisjet automatike për ndalimin e trenit, dhe ai është ndalur pa pasur asnjë rrezik për pasagjerët. Kompania ka theksuar se siguria e udhëtarëve nuk ka qenë e kërcënuar, pasi qendra e menaxhimit të trafikut është njoftuar automatikisht dhe ka ndërhyrë pa vonesa. (A2 Televizion)