Lufta Ukrainë-Rusi, dy ushtritë bombardojnë qytetet me dronë kamikaz

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 15:14 | Bota

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sërish bombardime gjatë mbrëmjes së djeshme, shkruan A2 CNN.

Ushtria e Kievit nëpërmjet dronëve Liti ka bombarduar qytetin e Kazan ndërsa aeroporti është mbyllur përkohësisht.

Droni kamikaz goditi një objekt banimi ndërkohë që i gjithë qyteti u bombardua nga tre valë sulmesh me dronë.

Ukraina bombardoi me raketa gjithashtu edhe qytetin e Rilsk në rajonin e Kursk. Nga sulmi u dëmtuan ndërtesa dhe makina.

Sipas autoriteteve ruse disa persona kanë mbetur të vdekur dhe të tjerë të plagosur por pa specifikuar numrin e tyre.

Drejtuesit e pushtetit lokal thonë se është përdorur sistemi amerikan i raketave HIMARS. Ndërkohë Rusia gjatë natës bombardoi qytetin e Kharkivit me dronë kamikaz.

Një dron shembi një kompleks banimi duke lënduar 6 persona, mes tyre dhe një fëmjë 12 vjeçar. Rusia ka intesifikuar sulmet e saj me dronë si ditën ashtu edhe natën. Qyteti i Kharkivit prej kohësh është kthyer në një shënjestër të sulmeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos