Tensione të larta në dy qytetet amerikane të drejtuara nga demokratët, ndërsa administrata Trump vazhdon që të ashpërsojë operacionet ndaj emigracionit. Në ditët e fundit, protestat janë ndezur në Çikago pasi presidenti autorizoi 300 anëtarë të gardës kombëtare të Illinois që “të mbrojnë oficerët federale dhe asetet shtetërore”. Por kjo ka hasur në kundërshtinë e autoriteteve.
“Nëse ata nuk do të fokusohen në më të keqen e madhe, gjë të cilën presidenti tha se do të bëjnë, atëherë duhet të shporren nga këtu. Ajo që duhet të bëjnë është të na lejojnë të punojmë me FBI-në, ATF-në, DEA-n, të cilët janë zbatues civilë të ligjit dhe kuptojnë se si t'i shënjestrojnë dhe t'i eliminojnë të këqijtë”, shprehet guvernatori Pritzker.
Në Oregon, një gjykatës federal i caktuar nga Trump rishikoi vendimin që pengonte administratën Trump të dërgon gardën amerikane në qytetin më të madh të atij shteti. Kjo erdhi pasi zyrtarët në Oregon dhe Kaliforni kundërshtuan në gjykatë zhvendosjen e trupave nga los Angeles për në Portland.
“Gjithçka çfarë duhet të bësh është të shikosh televizorin. Guvernatori, kryetari i bashkisë, politikanët janë të tmerruar për jetën e tyre, dhe një gjyqtar i tillë duhet të jetë ai gjyqtar që duhet të turpërohet nga vetja”, tha presidenti Trump.
Urdhër ndalimi i përkohshëm po bllokon tani zhvendosjen e trupave të gardës.
“Nuk ka nevojë për ndërhyrje ushtarake në Oregon. Nuk ka kryengritje në Portland. Nuk ka kërcënim për sigurinë kombëtare. Oregoni është shtëpia jonë. Nuk është një objektiv ushtarak, dhe banorët e Oregonit ushtrojnë lirinë e fjalës kundër veprimeve të paligjshme nga administrata Trump dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore”, deklaroi Kotek.
Administrata Trump do ta apelojë vendimin e gjykatës. (A2 Televizion)