Luftë guerile në Milano në protestën pro Gazës, 60 agjentë të plagosur

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 18:24 | Bota

Luftë guerile në Milano në protestën pro Gazës, 60

Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë në të gjithë Italinë në manifestimin e përgjithshëm në mbështetje të popullit të Gazës, të thirrur nga sindikatat.

Kaosi shpërtheu në Milano në Stacionin Qendror të qytetit, ku protestuesit me flamuj palestinezë, u përleshën me policinë dhe thyen dritaren e vitrina.

Policia u detyrua të ndërhynte, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit. Më shumë se një duzinë protestuesish u arrestuan, ndërsa afërsisht 60 zyrtarë të zbatimit të ligjit u plagosën, 23 prej të cilëve tashmë janë dërguar në spital, shkruan A2 CNN.

Tensionet shpërthyen gjithashtu pranë konsullatës amerikane, ku u dogj një flamur amerikan.

Manifestime të ngjashme pati në të njëjtën kohë dhe në Romë, Xhenova , Livorno dhe Marghera, Bolonja.

Grupe protestuesish bllokuan po ashtu hyrjet e disa universiteteve në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos