Lideri koreano-verior Kim Jong Un pranon publikisht se trupa të Penianit kanë shërbyer krah Moskës në luftën kundër Ukrainës. Ai mori pjesë në një ceremoni mirëseardhje për një njësi ushtarake e kthyer në atdhe pas pastrimit të fushave me mina në rusi.
Në një fjalim të transmetuar nga KCNA, Kim vlerësoi ushtarë dhe oficerë, siç tha, për heroizmin e treguar në përmbushjen e urdhrave nga partia e punëtorëve të Koresë së Veriut gjatë shërbimit 120 ditor. Imazhe të publikuara në televizionin shtetëror, treguan ushtarë në uniform që zbarkonin nga një avion, udhëheqësin Kim Jong Un që përqafonte një ushtar të ulur në karrige me rrota dhe zyrtarë të mbledhur për të pritur trupat.
Muajin e kaluar ministria e mbrojtjes në rusi tha se trupat korenoverior që kishin ndihmuar Moskën të zmbrapste një inkursion të madh Ukrainas në rajonin e Kursk, po luanin tani një rol të rëndësishëm në pastrimin e fushave me mina. (A2 Televizion)