
Presidenti francez, Emmanuel Macron, komentoi zhvillimet e fundit në Iran dhe Ngushticën e Hormuzit gjatë një vizite në Kore të Jugut, përcjell A2CNN.
Ai tha se sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit nuk do të zgjidhin çështjen e programit bërthamor të Iranit, duke theksuar nevojën për diplomaci.
“Nëse nuk ka një kornizë për negociata diplomatike dhe teknike, situata mund të përkeqësohet përsëri brenda disa muajve ose disa viteve,” tha Macron.
Presidenti francez gjithashtu hodhi poshtë idenë e një operacioni ushtarak për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar si “jo realiste”.
“Do të kërkonte një kohë të jashtëzakonshme dhe do të ekspozonte çdo subjekt që kalon ngushticën ndaj kërcënimeve bregdetare nga Gardat Revolucionare (iraniane), të cilat posedojnë burime të konsiderueshme, si raketa balistike dhe një mori rreziqesh të tjera,” shtoi Macron. (A2 Televizion)