
Në përditësimin e fundit të luftës, ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore që kanë shënjestruar dhjetëra vende dhe infrastrukturë ushtarake të Hezbollah-ut gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë depot e armëve dhe vendet e lëshimit të raketave, përcjell A2CNN.
Ajo gjithashtu njoftoi se trupat tokësore izraelite, të cilat po kryejnë një pushtim në pjesë të jugut të Libanit, identifikuan dhe “eliminuan” një celulë të Hezbollahut dhe sulmuan një infrastrukturë të gjerë të tij. Ndërkohë, marina izraelite gjithashtu goditi një depo armësh në jug.
Në total, ushtria izraelite pretendohet se sulmet e saj “në ajër, det dhe tokë” kanë vrarë mbi 40 anëtarë të Hezbollahut gjatë 24 orëve të fundit. (A2 Televizion)