
Një zyrtar amerikan ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin rus Vladimir Putin të enjten në Kinë, raporton CNN.
Takimi i fundit ballë për ballë mes Trump dhe Putinit u zhvillua në territorin amerikan, në Alaskë, në gusht të vitit 2025.
Samiti nuk solli ndonjë përparim të rëndësishëm drejt paqes në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, një objektiv që Trump është përpjekur ta arrijë që prej fillimit të mandatit të tij të dytë.
Putini nxitoi t'i shtrëngonte dorën Trumpit përpara fotos familjare në kuadër të Samitit të APEC-ut në Shenzhen, mbrëmjen e së mërkurës. (A2 Televizion)