“Gati të luftoj kundër Rusisë”, Princi Harry: Do t’i rikthehesha ushtrisë për të mbrojtur Britaninë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2026, 19:28 | Bota

“Gati të luftoj kundër Rusisë”, Princi Harry: Do

Princi Harry ka deklaruar se është plotësisht i gatshëm t’i rikthehet shërbimit ushtarak nëse Britania e Madhe do të përfshihej në një konflikt me Rusinë. Gjatë një vizite në qytetin e Lvivit, në Ukrainë, Duka i Sussex paralajmëroi se Evropa duhet ta marrë seriozisht kërcënimin që vjen nga Moska.

“Do të jem 100% i gatshëm t’i shërbej vendit tim”, deklaroi Harry, duke theksuar se përvoja e Ukrainës në përballjen me agresionin rus përmban mësime të rëndësishme për pjesën tjetër të botës.

Princi Harry shërbeu në ushtrinë britanike nga viti 2005 deri në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu dy misione në Afganistan, ku shërbeu si pilot helikopteri Apache, duke arritur gradën e kapitenit.

Gjatë qëndrimit në Ukrainë, ai vizitoi gjithashtu një qendër rehabilitimi për ushtarët e plagosur, ku u njoh nga afër me pasojat e luftës.

Në deklaratat e tij, Harry shprehu shqetësimin për zhvillimet gjeopolitike dhe qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Ukrainës. Ai theksoi se Evropa duhet të përgatitet për kërcënimet e ardhshme dhe të shmangë përçarjet e brendshme përballë rrezikut që paraqet Rusia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos