Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 18:18 | Bota

Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të
Emmanuel Macron, gjatë takimit trepalësh me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin e Qipros Nikos Christodoulides, deklaroi se Franca do të vazhdojë të jetë e pranishme si forcë mbrojtëse në Mesdhe, Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit.

Nga baza ushtarake “Andreas Papandreou”, Macron theksoi: “Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën”. Ai shtoi se solidariteti francez ndaj Qipros është i menjëhershëm dhe i fortë, veçanërisht pas sulmeve me dronë dhe raketa, që detyruan vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore Mistral dhe fregatës Languedoc në zonë.

Ai shtoi se Franca po ndjek nga afër situatën në Liban dhe reagimin e Izraelit ndaj Hezbollahut, duke theksuar se qëllimi është të ndalohen sulmet e mëtejshme dhe të ruhet stabiliteti rajonal.

“Siguria e të gjithë evropianëve është interesi ynë i përbashkët”, përfundoi Macron, duke ripërsëritur angazhimin e Francës për praninë e vazhdueshme në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos