Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë marrin peng anijet në Hormuz

Nga Xhevahir Qardaku
23 Prill 2026, 11:00 | Bota

Malazezët bien në duart e Iranit, ushtarët me maska dhe armë

Në fillim një varkë e vogël… më pas ushtarët me maska dhe armë që ngjiten në shkallë litari… Televizioni shtetëror i Iranit ka publikuar pamjet dramatike të marrjes peng të dy anijeve kontejnerësh në Ngushticën e Hormuzit.

Sekuestrimi i njërës prej anijeve, MSC Francesca me flamur panamez, u konfirmua nga ministri i çështjeve detare të Malit të Zi, i cili tha se katër marinarë malazezë ndodheshin në bord dhe se ata, së bashku me pjesën tjetër të ekuipazhit, janë të sigurt.

Garda Revolucionare Islamike akuzoi MSC Francesca dhe Epaminondas me flamur liberian se operonin pa lejet e nevojshme dhe kishin manipuluar sistemet e tyre të navigimit.

Pamjet e televizionit shtetëror tregojnë skafe me flamuj iranianë që i afrohen anijeve në det. Ushtarët që hipnin në bord mbanin armët gati për përdorim. Reuters konfirmoi identitetin e anijeve të mallrave si MSC Francesca dhe Epaminondas përmes formës, ngjyrave dhe tipit të mjeteve lundruese që përputheshin me pamje arkivore të tyre.

Të dhënat e gjurmimit të anijeve konfirmuan gjithashtu pozicionin e tyre.

Veprimet e Iranit për të bllokuar këtë ngushticë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit ditor botëror me naftë dhe gaz, kanë shkaktuar ndërprerjen më të madhe në histori të furnizimeve me energji. Zakonisht, rreth 130 anije në ditë hyjnë dhe dalin nga Gjiri, por ky numër është reduktuar në vetëm disa mjete që kalojnë çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos