
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar gjatë takimit me kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin trupa në Iran, duke kritikuar aleancën e NATO-s për mungesë angazhimi.
“Nuk do të vendos trupa askund dhe nëse do të vendosja, nuk do t’ju thoja,” tha Trump, duke e quajtur konfliktin “një ekskursion” që, sipas tij, “do të mbarojë shumë shpejt”.
Ai shtoi se forcat iraniane janë goditur rëndë: “Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, pajisjet e tyre kundërajrore janë zhdukur. Ne po fluturojmë kudo që duam… lidershipi i tyre është zhdukur.” (A2 Televizion)