Marsi 2024 më i nxehti në histori, shkencëtarët: Bota është në një territor të paeksploruar

Nga A2 CNN
9 Prill 2024, 07:16 | Bota

Marsi 2024 më i nxehti në histori, shkencëtarët: Bota

Marsi i vitit 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar në historinë globale, duke iu bashkuar brezit të temperaturave të larta, rekorde të njëpasnjëshme gjatë dhjetë muajve të fundit.

Kjo u njoftua sot të martën nga Observatori Evropian i Copernicus, duke folur edhe për një rekord të ri mujor të temperaturës absolute të detit.

"Temperatura mesatare globale, gjatë 12 muajve të fundit, është më e larta e regjistruar ndonjëherë. Është 1.58°C mbi nivelet para-industriale për shkak të dekadave të emetimeve të gazeve serrë - efektet e të cilave po intensifikohen nga mesi i vitit 2023 për shkak të El Niño”, tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike (C3S) në Observatorin Evropian të Copernicus.

Nëse anomalia nuk stabilizohet deri në gusht, një pritje e arsyeshme e bazuar në ngjarjet e kaluara të El Niño, atëherë bota do të jetë në një territor të paeksploruar, theksojnë shkencëtarët e klimës.

Kjo mund të nënkuptojë se një planet që po ngrohet tashmë po ndryshon rrënjësisht mënyrën e funksionimit të sistemit klimatik, shumë më shpejt nga sa kishin parashikuar ekspertët.

Sipas shkencëtarëve, thelbi i problemit janë kryesisht emetimet e karburanteve fosile.

Hulumtimi i rreth 90.000 studimeve të lidhura me klimën tregon se njerëzit po ndryshojnë klimën, duke djegur gaz natyror, naftë, qymyr dhe pemë.

Ndalimi i ngrohjes së mëtejshme, kërkon reduktime të shpejta në emetimet e gazeve serrë, theksojnë shkencëtarët e Copernicus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos