Masakër jashtë një lokali në Çikago, 4 viktima pas promovimit të albumit të një repereje

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 18:31 | Bota

Masakër jashtë një lokali në Çikago, 4 viktima pas

Të paktën katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri nga një makinë në lëvizje jashtë një klubi nate në Çikago.

Policia tha se një makinë me ngjyrë të errët kaloi pranë klubit rreth orës 23:00 dhe disa persona të armatosur brenda automjetit hapën zjarr ndaj një turme njerëzish jashtë.

Thuhet se turma po largohej nga klubi i natës pas një feste për lançimin e albumit të reperes Mello Buckzz.

Policia tha se automjeti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk është arrestuar askush.

Viktimat e të shtënave u dërguan me urgjencë në disa spitale të ndryshme të zonës. Dy burra, të moshës 24 dhe 25 vjeç, dhe dy gra, të moshës 26 dhe 27 vjeç, u shpallën të vdekur, tha policia.

Të paktën katër persona raportohet se janë në gjendje kritike deri të rëndë. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos