Mbetjet e dronit godasin një shtëpi në Rusi, viktima e të plagosur

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 07:25 | Bota

Mbetjet e dronit godasin një shtëpi në Rusi, viktima e të

Një grua u vra dhe dy persona u plagosën pasi mbetjet e një droni goditën një shtëpi private në distriktin Lipetsk të Rusisë.

Kjo u raportua për agjencinë Interfax nga guvernatori i rajonit, Igor Artamonov.

"Mbetjet e dronit ranë mbi një ndërtesë private banimi në rrethin e Lipetskut. Fatkeqësisht, ka viktima. Një grua e lindur në vitin 1954 që jetonte në shtëpi vdiq. Dy persona të tjerë u plagosën", shkroi Artamonov në kanalin e tij në Telegram.

"Sinjalet për rënien e mbeturinave po vijnë nga zona të ndryshme", shtoi Artamonov. "Shërbimet e shpëtimit dhe agjencitë e emergjencës po punojnë në një mënyrë të përforcuar."

Ndërkohë shpërthime janë dëgjuar gjatë natës edhe në Kiev.

"Mbrojtja ajrore është aktive për shkak të një vale dronësh rusë që po i afrohen kryeqytetit", thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos