Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 14:32 | Bota

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes

Ukraina dëshiron të shohë një dokument që përcakton propozimet e Rusisë për një marrëveshje paqeje përpara se të dërgojë një delegacion për bisedime paqeje në Stamboll, tha ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

Sipas mediave të huaja, ndërsa Kievi ka publikuar kushtet e tij, negociatorët rusë kanë mbajtur të tyret, ndërsa analistët akuzojnë Moskën për vonesë të qëllimshme të procesit, me qëllim për të arritur fitore në fushën e betejës.

Rusia ka propozuar bisedime në Stamboll më 2 qershor, por nuk do të tregojë se çfarë dëshiron të diskutojë konkretisht, shkruan A2 CNN.

"Që takimi i ardhshëm i planifikuar të jetë përmbajtësor dhe kuptimplotë, është e rëndësishme të merret një dokument paraprakisht, në mënyrë që delegacioni që do të marrë pjesë, të ketë autoritetin për të diskutuar qëndrimet përkatëse", tha Sybiha.

Sybiha nuk sqaroi se çfarë do të bënte Kievi nëse nuk e merrte dokumentin rus, as nuk caktoi një afat kohor për marrjen e tij.

Në takimin e tyre të fundit, delegacioni rus i dorëzoi Ukrainës një listë ultimatumesh që përbënin kapitullimin e Kievit, përfshirë dorëzimin e pesë rajoneve ukrainase, të cilat ekipi i Ukrainës i hodhi poshtë me shpejtësi.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos