Kremlini: Të kënaqur që SHBA-të e kuptojnë qëndrimin e Putinit ndaj zgjerimit të NATO-s

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 14:45 | Bota

Kremlini: Të kënaqur që SHBA-të e kuptojnë

Rusia ka thënë se është e kënaqur që qëndrimi i Vladimir Putinit mbi anëtarësimin e Ukrainës në NATO po kuptohet në Uashington D.C.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri komentet pasi i dërguari i Trump në Ukrainë, Keith Kellogg, tha se shqetësimet e Rusisë në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO janë “të drejta”.

Kellogg tha se SHBA-të nuk donin ta shihnin Ukrainën në aleancën ushtarake, kur u pyet nga ABC News në lidhje me raportet se Rusia dëshiron një premtim me shkrim për moszgjerimin e NATO-s drejt lindjes për të përfshirë Ukrainën dhe republikat e tjera ish-sovjetike.

"Është një shqetësim i drejtë", tha Kellogg, shkruan A2 CNN.

"Hyrja e Ukrainës në NATO nuk është në tryezë dhe ne nuk jemi i vetmi vend që e thotë këtë. E dini, ndoshta mund t'ju jap katër vende të tjera në NATO që janë kundër dhe duhen 32 nga 32 vendet që t'ju lejojnë të hyni në NATO", përfundoi ai më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos