Mbi 1000 viktima nga përmbytjet në Sudan

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 07:35 | Bota

Një rrëshqitje masive dheu ka shkaktuar një tragjedi të rëndë në fshatin Tarasin në Malet Marra, në perëndim të Sudanit, ku sipas raportimeve të grupit rebel Ushtria Çlirimtare e Sudanit, kanë humbur jetën të paktën 1,000 persona.

Ngjarja ndodhi të dielën, pas ditësh me reshje të dendura shiu që, sipas SLM/A-së, rrafshuan fshatin, duke lënë vetëm një të mbijetuar. Grupi rebel, i cili kontrollon zonën, ka bërë thirrje urgjente për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare.

Guvernatori i Darfurit, Minni Minnawi, një aleat i ushtrisë, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi humanitare të përmasave të mëdha”, ndërsa ndihmat humanitare janë ende të pamjaftueshme për të përballuar situatën në terren.

Sudani ndodhet në një krizë të thellë që prej shpërthimit të luftës civile mes ushtrisë dhe RSF-së në prill të vitit 2023. Konflikti ka vrarë deri në 150,000 persona, sipas vlerësimeve të zyrtarëve amerikanë, ndërsa rreth 12 milionë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos