Tajfuni më i fuqishëm i këtij viti në botë, Ragasa, u sul drejt dhjetëra milion njerëzve në Kinën Jugore pasi shkaktoi 14 viktima në Tajvan, la dhjetëra të humbur dhe goditi Hing Kongun me erëra të furishme e reshje të dendura.
Të paktën 129 persona janë shpallur te zhdukur në kontenë lindore të Hualien në Tajvan, pasi përmbytja e një liqeni pengues, lëshoi një mur uji në qytezë. Disa gjeologë e cilësuan vërshimin si një “tsunami nga malet”, teksa folën 15.4 milionë ton ujë, të barazvlefshëm me 6 mijë pishina të përmasave olimpike.
Si rezultat ura të tëra u shfarosën, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj ku niveli i ujit arrinte deri në lartësinë e godinave 1 katëshe në disa zona. Shumë banorë në qytezën turistike të Guangfu u ankuan se nuk pati paralajmërime të mjaftueshme nga autoritetet Tajvaneze të cilat janë të mësuar me zhvendosjen e shpejtë të qytetarëve nga zonat e rrezikut në ishillin që goditet shpesh nga tajfunet.
Ragasa pritet të prekë tokën përgjatë bregdetit kinez pasditen e vonë, dhe në rrugën e tij janë qytete si Guangzhou, Shenzhen, Foshan dhe Dongguan, ku jetojnë rreth 50 milion banorë.
Të paktën 2 milion njerëz janë evakuuar nga rajoni i Guangdong në Kinën Jugore, i cili vetëm pak ditë më herët u përball me një tjetër tajfun. Ekspertët e kanë cilësuar Ragasa-n si mbretin e të gjitha stuhive, teksa sasia e shiut që zakonisht bie në 1 muaj, pritet të regjistrohet në vetëm pak orë.
Ministria për Menaxhimin e Emergjencave shpërndau dhjetëra mijëra tenda, krevate portativë dhe pajise të tjerë emergjente për banorët e Guangdong. Pronarë dyqanesh e restorantesh parkuan kamionë të mëdhenj në zonë për ti mbrojtur ato nga stuhia. (A2 Televizion)