Mbrojtja ajrore aktivizohet mbi Teheran, dëgjohen shpërthime

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 21:39 | Bota

Mbrojtja ajrore aktivizohet mbi Teheran, dëgjohen shpërthime

Sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në kryeqytetin iranian, Teheran, gjatë mbrëmjes së të enjtes, ndërsa në pjesën perëndimore të qytetit janë dëgjuar shpërthime, sipas raportimeve nga terreni dhe media shtetërore.

Autoritetet iraniane thanë se ndërhyrja ishte kundër “objektivave armiqësore”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Dëshmitarët raportuan gjithashtu se sistemet e mbrojtjes ajrore u dëgjuan edhe në jugperëndim të qytetit.

Korrespondenti i Al Jazeera-s në Teheran konfirmoi se mbrojtja ajrore u aktivizua në disa zona të kryeqytetit, duke shtuar se ende nuk është e qartë nëse bëhej fjalë për dronë armiqësorë apo për një masë parandaluese.

Ndërkohë, disa media iraniane kishin raportuar më herët gjatë javës se sistemet po i nënshtroheshin testeve, çka lë të hapur mundësinë që aktivizimi të ketë qenë pjesë e një stërvitjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos