Izraeli pret “dritën jeshile” nga SHBA për të “kthyer Iranin në Epokën e Gurit”, Israel Katz: Sulmi do të jetë më vdekjeprurës

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 20:46 | Bota

Izraeli pret “dritën jeshile” nga SHBA për të

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se Izraeli është “i përgatitur të rifillojë luftën kundër Iranit”, duke shtuar se vendi i tij po pret një dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara për ta kthyer Iranin në “Epokën e Gurit”.

“Forcat e armatosura izraelite janë të gatshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, dhe objektivat janë të përcaktuara,” tha Katz në një deklaratë video.

“Ne jemi në pritje të një drite jeshile nga Shtetet e Bashkuara, para së gjithash për të përfunduar eliminimin e dinastisë Khamenei dhe gjithashtu për ta kthyer Iranin në Epokën e Errët dhe në Epokën e Gurit duke shkatërruar objektet kyçe të energjisë dhe elektricitetit dhe duke çmontuar infrastrukturën e tij ekonomike kombëtare,” shtoi ai.

Ai gjithashtu kërcënoi se kur sulmi të rifillojë, “do të jetë ndryshe dhe më vdekjeprurës”.

Planet për rifillimin e negociatave lidhur me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit vazhdojnë të jenë të paqarta, pavarësisht përpjekjeve të ndërmjetësit Pakistan. Lufta ka përfshirë rajonin, duke vrarë disa mijëra persona, kryesisht në Iran dhe Liban, dhe duke destabilizuar ekonominë globale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos