Aeroporti “Marconi” i Bolonjës në Itali është mbyllur për 2 orë, duke bërë që të paktën 3 fluturime të ndryshonin aeroport për tu ulur.
Fillimisht, mediat italiane raportuan se një armë zjarri pistoletë ishte zbuluar në një valixhe gjatë kontrollit të sigurisë, por më pas u sqarua gjithçka.
Së fundmi, në aeroport ishte vendosur një pajisje e re për kontrollin e sigurisë, e cila gabimisht raportuar për një armë zjarri në një valixhe. Kjo bëri që të anulohej ulja e avionëve që vinin nga Brindisi, Brukseli dhe Stokholmi.
Ky problem në aeroportin e Bolonjës nuk do të ndikojë në fluturimin e mbrëmjes nga Tirana drejt Bolonjës. (A2 Televizion)