Me 13 dollarë në xhep, babai endet prej ditësh në kërkim të djalit të zhdukur në Nepal

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 17:00 | Bota

Me 13 dollarë në xhep, babai endet prej ditësh në

Një baba nga Nepali po përballet me një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Talka Sada ka marrë hua rreth 13 dollarë dhe po udhëton prej ditësh në zonat e goditura nga përmbytjet, në kërkim të djalit të tij 19-vjeçar, Vinod.

I riu është zhdukur që prej përmbytjeve të 26 gushtit, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në veri të Nepalit. Vinod punonte si punëtor krahu në një hidrocentral në distriktin Rasuwa, një nga zonat më të prekura nga katastrofa.

Sada fillimisht udhëtoi drejt Katmandusë së bashku me vëllain e tij, ku kontrolluan spitale dhe morgje, por nuk gjetën asnjë gjurmë të djalit. Më pas, ata nisën të ecnin drejt Nuwakotit, më pranë vendit ku Vinod punonte.

Me vete, babai ka vetëm pak para që i ka marrë borxh për udhëtimin. Ai tregon se edhe qëndrimi për një natë në një hotel mund t'i shterojë të gjitha paratë që i kanë mbetur.

“Gruaja ime më kërkoi ta ktheja djalin tonë. Prandaj po kërkojmë kudo”, rrëfen ai mes lotësh.

Mbi 1,000 persona raportohet se kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos