Putin lë të hapur sulmin ndaj Britanisë: Është sekret ushtarak

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 17:39 | Bota

Putin lë të hapur sulmin ndaj Britanisë: Është sekret

Presidenti rus Vladimir Putin ka lënë të hapur mundësinë e sulmeve ndaj objektivave ushtarake britanike, në përgjigje të mbështetjes së Londrës për Ukrainën.

I pyetur nëse Rusia mund të godasë objekte ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, Putin u përgjigj shkurt: “Ky është një sekret. Një sekret ushtarak.”

Sipas analistit të BBC-së, Steve Rosenberg, përgjigjja e Putinit nuk ishte as “po” dhe as “jo”, duke krijuar një situatë pasigurie dhe duke rritur presionin psikologjik ndaj Britanisë.

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore janë rritur. Gjermania së fundmi ka akuzuar Moskën për një sulm me dron në aeroportin e Leipzigut, ndërsa Rusia i ka mohuar këto pretendime.

Putin ka përdorur gjithashtu një gjuhë të ashpër ndaj Perëndimit. Gjatë konferencës për shtyp në Kirgistan, ai i krahasoi vendet perëndimore me “peshkaqenë” dhe paralajmëroi se Rusia do të përgjigjet nëse ndihet e kërcënuar.

Rusia është e gatshme ta bëjë këtë”, deklaroi Putin, duke iu referuar mundësisë për t’u përballur me Perëndimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos