Nuk i pëlqente vila që i kishin caktuar,​ ambasadori amerikan në Itali jetoi në jaht dhe shkonte në punë me helikopter

Nga A2 CNN
2 Gusht 2025, 11:50 | Bota

Nuk i pëlqente vila që i kishin caktuar,​ ambasadori amerikan

Tilman Fertitta, miliarderi 68-vjeçar nga Teksasi dhe pronar i ekipit të basketbollit Houston Rockets, i emëruar ambasador i SHBA-së në Itali nga Donald Trump në dhjetor dhe i konfirmuar nga Senati në prill, nuk u vendos menjëherë në rezidencën zyrtare në Romë, Villa Taverna, shkruan A2 CNN. Fertitta, një figurë e njohur në industrinë e hotelerisë dhe pronar i rrjetit të restoranteve dhe kazinove Landry's, zgjodhi të jetojë për rreth 3 javë e gjysmë në jahtin e tij prej 150 milionë dollarësh, “Boardwalk”, gjatë kohës që në Villa Taverna kryheshin renovime në ambientet familjare. Sipas një zëdhënësi të kompanisë së tij, shpenzimet për përmirësimet në rezidencë janë mbuluar nga vetë Fertitta, ndërsa nuk janë bërë ndryshime në strukturën historike të vilës.

Nuk i pëlqente vila që i kishin caktuar,​ ambasadori amerikan

Jahti i tij 77 metra i gjatë është i pajisur me 12 dhoma gjumi, 15 banja, një kuzhinë profesionale, gjashtë bare, një pishinë me mozaik dhe një pistë për helikopterë. Gjatë kësaj periudhe, ai thuhet se ka udhëtuar me helikopter drejt takimeve zyrtare, duke shkaktuar pakënaqësi tek banorët vendas.

Nuk i pëlqente vila që i kishin caktuar,​ ambasadori amerikan

Villa Taverna, një rezidencë e shekullit XV me kopshte të pasura dhe koleksione të artit nga antikiteti deri në shekullin XIX, është marrë me qira nga ambasada amerikane që prej vitit 1933. Më 10 korrik, Fertitta u vendos përfundimisht në vilë, ku pak ditë më parë kishte pritur edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni në një festë për Ditën e Pavarësisë.

Ambasadori prezantoi gjithashtu një koleksion të ri të artit amerikan në vilë, në bashkëpunim me programin “Art in Embassies” të Departamentit të Shtetit, duke theksuar artin si një urë mes kulturave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos